
Top modelja Ariana Cena nga Peja, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në Gjermani, ka postuar një foto në rrjetin e saj në Instagram afër brigjeve të Ishujve Bahamas, shkruan GazetaProjekti.
Kohën e fundit, Ariana është imazh i brendeve kryesore në reklamat televizive në Gjermani, ku me anë te tyre ka arritur të ketë edhe shumë fansa. Ishujt Bahamas ndodhen në jug-lindje të ShBA-ve, në veri-lindje të Kubës dhe hynë po ashtu në grupin e ishujve të Amerikës së mesme dhe pikërisht këto Ishuj e kanë mirëpritur bukuroshen nga Peja.
