
Pesë emisarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropianë, do të zbarkojnë sot në Prishtinë.
Ata sot do të priten në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi do të nis në ora 10:00, njofton Zyra e Kryeministrit.
Delegacioni do të përbëhet nga emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për
Për këto vizita, ka folur edhe Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas Chollet, ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Përsëri, është shumë e rëndësishme që vizitat bëhen dhe që palët bisedojnë. Kjo vizitë është një vazhdim i vizitave të mëparshme, në fund të vitit të kaluar. Është një moment shumë i rëndësishëm. Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë process. Nuk presim që kjo situatë të zgjidhet gjatë këtyre takimeve nesër. Por, është një pikë e rëndësishme kthese. Ne shpresojmë në këtë process – në javët e ardhshme, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë”, ka deklaruar Chollet për REL.