970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Pesë persona lëndohen rëndë në një aksident në Gjakovë

Pesë persona lëndohen rëndë në një aksident në Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Mrasor të komunës së Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda pesë persona.

Arsyeja e aksidentit është kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, ka hyrë në tejkalim në kthesë dhe e ka goditur veturën e cila ishte në përballëkalim.

“Në fsh Mrasor ka ndodh aksident në mes 2 veturave. Deri te aksidenti ka ardh kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës hyn në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën e cila ishte në përballkalim. Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda 5 persona.”, tha Gjurkaj për Reporterin.

Related posts