Një mendje përkushtuese, një mendje strukturore, një mendje muze, një ndjenjë pranvere, vere dhe kënge, Hava Bekteshi.
Pastaj një këngë dhe më pastaj zë me nuanca e veta, të bukura, të këndëshme dhe të dallueshme brenda origjinalitetit të saj, Hava Bekteshi!
Dhe më pastaj, një ëndërr, një natë pa gjumë, shumë kujtime rikthehen ethshëm në këngë, në ritëm e në tel ndjenje, në një kohë që lindi dikur, në një kohë që u rrit me natyrën e veçantë nga të gjithë, me kujtime të forta që në çdo kohë bëjnë meloditë e para, kujtojnë Korritën, Gostivarin, shqiptarët, shtëpinë, rrugicat që brenda një kuptimi bëjnë një këngë, bëjnë një album këngësh me një emër, Hava Bekteshi!
E kaluara, e sotmja, e nesërmja janë bashkë, bashkë në një teatër, në një zë, por me shumë jehona kuptimi për ne, të gjithë brenda një karriere të bujshme, me shumë hov e famë, Hava Bekteshi!
E kaluara ngritet, ka dhe dritë, ka dhe dritare të hapura, ka dhe gjelbërim, ka livadhe, ka dhe vreshtë rrushi që po presim të piqet bashkë me planet e reja, me këngët, me aktivitetet brenda pjesës më të bukur të jetës, Hava Bekteshi!
E kaluara është në mendjen e saj, e kaluara depërton brenda saj, muret forcohen, kujtimet nuk rrezikojnë të bien pre e kohës, Hava Bekteshi!
Dhe kënga dhe çiftelia dhe Hava Bekteshi flasin në metafor drite e përpektive, në kryefjalë malli për vendin, për atdheun dhe njerëzit që e adhurojnë vlefshëm, Hava Bekteshin!
Ajo vazhdon të rritet, të ngritet brenda një kulture kënge, brenda një edukate të zërit, të koordinatës të papërsëritur!
Kështu, sigurisht se popullariteti i jashtëzakonshëm, interpretimi senzacional është pasuri vlerash që ndërtojnë kuptim ardhmërie për gjeneratat e reja!