
Ani pse ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, vazhdon të jetë ndër artistet më aktive në rrjetet sociale.
E famshme për personalitetin e saj kontrovers, Qereti, jo rrallë herë befason me imazhet që publikon në media sociale.
Njësoj, ka vepruar edhe ditëve të fundit, teksa ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, dy fotografi ku është shfaqur me një stil unik dhe mjaft transparent të veshjes.
Por, ylli i këngës “Mandarinë”, nuk e ka problem ekspozimin e tepërt të linjave trupore.
Kujtojmë, se në vitin 2014, Bleona Qereti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku bëri bujë me veshjen e saj super transparente.
Por, Qereti, e arriti qëllimin e saj pasi që ajo u bë temë kryesore në tabloidet dhe revistat më të famshme botërore, falë fustanit me të cilin u paraqit në AMA’s.
Edhe në vitin 2018, në ndejën e organizuar nga “Vanity Fear”, Bleona, u shfaq me një fustan tjetër super ekspozues të krijuar nga disenjatori kosovar, Valdrin Sahiti.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Bleona Qereti është kënga “Haters” në bashkëpunim me artistin, Bes Kallaku, e cila është klikuar jo më pak se dy milionë herë në YouTube.
Albanianpost.com