Nëpërmjet një videoje emocionuese, këngëtarja Arilena Ara i ka uruar ditëlindjen babait të saj, i cili nuk jeton më.
Në kohën kur ishte në “Gjiniun e Vogël”, mbështetësi më i madh i Arilenës ishte babai i saj.
https://instagram.com/p/BiZJr2qh5Vo/
Në video shihet momenti kur Arilena kualifikohet dhe direkt hidhet në përqafimin e babit. Një përqafim që i mungon shumë Arilenës. Kujtojmë se Arilena e humbi babain e saj gjatë kohës kur ajo konkurronte në “X Factor Albania”.
“Edhe njëherë t’më përqafoje, babi.. Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”, shkruan Arilena krahas videos në Instagram.