970×90
970×90

Përplasje mes AAK-së dhe Nismës për aderimet e reja

Përplasje mes AAK-së dhe Nismës për aderimet e reja


Aderimet e reja në parti kanë përplasur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate gjatë ditës së sotme. Këto dy parti janë futur në ‘luftë’ për prurjet e reja në partië.

Gjatë ditës së sotme Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se qindra persona i janë bashkuar Nismës në Malishevë. Në të njëjtin vend i janë bashkuar edhe disa persona AAK-së. Partia e Ramush Haradinajt ata i quajti intelektualë.

Por burime të Gazetës Online Insajderi tregojë se strukturat e drejtuesve të dy parive kanë shprehur pakënaqësi mes tyre. Nismën e ka penguar fakti që AAK po synon zgjerimin në bastionin e saj.

AAK përmes një postimit të saj në Facebook, tha se anëtarët e rinj të nismës janë një grup intelektualësh, që kryesisht punojnë në sektorin e arsimit në Malishevë.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot i janë bashkuar një grup intelektualësh, kryesisht punëtorë të arsimit, nga Malisheva. Ata janë pritur në selinë e AAK në Prishtinë nga Kryetari i AAK dhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj”.

“Vizioni dhe puna e Kryeministrit Haradinaj por edhe qartësia e Aleancës në politikat e vendit, u tha të kenë qenë dy prej arsyeve kryesore të aderimit në AAK të ketij grupi intelektualësh”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në anën tjetër Nisma që  udhëhiqet nga Fatmir Limaj kishte mbledhur në një sallë disa të rinj të cilët u anëtarësuan në partinë e Limajt. Kryetari i kësaj partie atyre u tregoi disa projekte që pritet të investohen në komunën e Malishevës.

“Prandaj jemi angazhuar për t’ia krijuar tranzitin Malishevës dhe nesër do të fillojë faza e dytë dhe po përgatitemi për të bërë unazën, dhe nuk ka më maune me u fute në qendër, por do të shkojnë në transit pa e pengu qytetin. Javën e ardhshme ministri i Arsimit bashkë me kryetarin e komunës do të vendosin gurthemelin e shkollës më të bukur që ka pas ndonjëherë Malisheva. Unë dua qe Malishevës t t’ia ndryshojmë pamjen dhe brenda katër viteve të ardhshme do të jetë qyteti me simpatik në Kosovë”, ka thënë Limaj./Insajderi.com

Related posts