970×90
970×90
970×90
970×90

Përplasje e fortë mes Vedatit dhe Stresit

Përplasje e fortë mes Vedatit dhe Stresit

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi javë më parë kishte treguar një rrëfim tejet të ndjeshëm që tronditi publikun.

Ai u shpreh se në moshën pjesë vjeçare ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Ky rrëfim më pas u diskutua edhe nga banorët dhe kishte prej atyre si Vedati që i thanë se ajo duhej të kishte denoncuar rastin tek organet kompetente.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Më vonë kjo ka ngjallur një debat të ashpër mes tyre pasi Vedati rrëfimin e quajti ‘kauzë’ gjë që u kundërshtua nga Melisa, e cila tha se është diçka personale e saj dhe do të donte të mbetet si e tillë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në këtë debat kanë ndërhyrë edhe banorët e tjerë, siç ishte edhe reperi Stresi që debatoi me Vedatin gjatë spektaklit të natës së sotme (e premte).

“Kur kemi fol me Vedatin na ka thënë diçka tjetër nga ajo që ka thënë në video, ti paske dyshuar te rrëfimi i saj, është duke treguar video gjithçka, je burrë dhe rrijë fjalës, ti ke thënë diçka tjetër me neve dhe në video po del diçka tjetër”, tha Stresi pasi u transmetua i gjithë debati i Vedatit me Melisën.

Ndërkohë, Vedati vazhdoj të mbrohej duke thënë se qëllimi i Stresit është vetëm që ta ‘sulmoi’ atë vazhdimisht.

“Ti po i ndërron fjalët, po bie në kundërshtim me fjalët e tua, idea është të sulmosh Vedatin, unë iu rri fjalëve të mia”, u shpreh aktori.

Related posts