970×90
970×90
970×90
970×90

Përplasje e ashpër mes Dardan Molliqajt e Albulena Haxhiut

Përplasje e ashpër mes Dardan Molliqajt e Albulena Haxhiut


Edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Ai, përveç kritikave që pati për të, ka kritikuar edhe dy parti të cilat sipas tij janë duke e mbajtur peng këtë proces.

“Këtë proces e ka mbajt për më shumë se një vit peng presidenti, Hashim Thaçi. Të 6 grupeve më të mëdha në Kuvend u ka bërë (Gjykata Kushtetuese) ftesë ta dërgojnë ka një përfaqësues. Nga ky vendim i Gjykatës janë dy parti që janë duke e bllokuar procesin. Cili do të jetë vendimi i presidentit, të sigurt e keni se ai do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë aspekt është gabim logjik mos dërgimi i përfaqësuesve. Kjo çështje gjithqysh do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë aspekt jeni tu e pengu procesin” tha ai.

“Sikurse Thaçi që po tutet nga vendimi i Kushtetueses edhe ju jeni ka tuteni nga ai vendim. Po aq fajtor sikurse Thaçi jeni edhe ju” tha mes tjerash Molliqaj.

Por e menjëhershme ka qenë replika e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Tha se PSD është duke bërë pazare me Thaçin.

“Këta po bëjnë pazare bashkë. Ai u ka dërguar letër 6 grupeve parlamentare. Dhe ky është pazari i parë ku tentojnë ta marrin buxhetin e VV-së. Por ka edhe shumë pazare tjera që koha do t’i dëshmojë”, u shpreh Haxhiu.

E Molliqaj ia ktheu menjëherë Haxhiut ku tha se kjo parti gjatë tërë kohës po ankohet dhe nuk po vepron.

“Nuk di çfarë të them për dikë që tërë kohën ankohet. Kur e ngon VV-në i bjen që ne jemi tu e kontrollu krejt faktorin politik. në rregull është kjo far pune dhe më duket që më mirë është të dërgojmë procese përpara” përfundoi Molliqaj.

Related posts