![Përplasen zonjat e Deçanit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/D6F52135-6C49-4562-9D5D-E422C09602C6.jpeg)
Raportimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka nxitur reagime tek anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme.
Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga AAK-, Time Kadrijaj akuzoi ministren lidhur me emërimin e ambasadorëve, transmeton Telegrafi.
“As 30 % e ambasadorëve nuk janë të emëruar politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berishaj, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni”, theksoi ajo.
Gërvalla shtoi tutje “jam kureshtare të shoh a do skuqeni ju që keni bërë kësi fushata kundër një personi. Asnjë prej akuzave që ju bëni nuk qëndroni”.
Ministrja gjatë raportimit ka folur edhe për fushatën e ç’njohjes së pavarësisë që është duke u bërë nga Serbia, ajo tha se deri tani kanë demantuar të gjitha deklaratat e shtetit serb lidhur me ç’njohjet.