970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

“Përpjekjet e delegation të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”

“Përpjekjet e delegation të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, Driton Hyseni, ka reaguar pas avancimit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në të asociuar në këtë organizaët.

Hyseni që është deputet nga radhët e VV’së ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.

“Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.”

Ai ka thënë se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Kosovës dhe AP të NATO’s.

“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegation vëzhgues.:

Hyseni ka shtuar se “letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën tën ndalin Kosovën drejt avancimit tëit status”.

Related posts