970×90
970×90

Përpjekja për kryetare pa sukses – Haxhiu nuk merr mbështetjen e duhur

Përpjekja për kryetare pa sukses – Haxhiu nuk merr mbështetjen e duhur

Ka dështuar edhe përpjekja e 24-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca dështoi pasi as kësaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan gazetaprojekti.com

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 53 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur, nga gjithsej 96 deputetë sa ishin të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

“53 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenime nuk ka, ndërpritet seanca, shihemi me 2 qershor në ora 10:30”, tha Dehari.

Related posts