Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar atletin Erzen Zyberaj për sfidën e tij, ku pritet që të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.
Vrapimi i tij po bëhet për nderë të ditës së Flamurit Kombëtar
Rama ka publikuar fotografi me Zyberajn duke thënë se ai do të vrapojë 260 kilometra.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.” – ka shkruar Rama në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Vrapim për Flamurin Kombëtar!
I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar!
Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.
Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon.