970×90
970×90

Përmes telefonit tuaj në videoklipin e Vesës

Përmes telefonit tuaj në videoklipin e Vesës

Vesa Smolica po përgatit videoklip me të gjithë fansat e saj

Këngëtarja Vesa Smolica është duke u përgatitur për një projekt të veçantë.

Duke parë situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë COVID-19, këngëtarja ka ftuar të gjithë fansat e saj që të bëhen pjesë e videoklipit të ri.

Këngëtarja ka kërkuar nga të gjithë fansat e saj që të dërgojnë video amatore me telefonat e tyre në kushte karantine dhe ato do të publikohen në videoklipin e ri.

Të gjithë ndjekësit e saj që do të dërgojnë video do të jenë pjesë e këngës së re, që Vesa po përgatit në bashkëpunim me kitaristin e njohur Faton Macula dhe me producentin Gëzim Lazarin.

Related posts