970×90
970×90
970×90
970×90

Përlotet, Pirro Çako

Përlotet, Pirro Çako

Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kantautorit Pirro Çako.
Edhe pse shumë i ri në moshë, ai ka filluar të kompozojë dhe duket se ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit.

Përmes emisionit “Rudina” kantautori tha se djali i ka kërkuar që të bëjnë bashkë dy balada, ndërkohë që zbuloi se tashmë Antoni ka bërë një kontratë me një shtëpi diskografike në Suedi.

“Muzikën house e lidh gjithnjë me djalin tim, ai në këtë zhanër është dhe unë e pëlqej tmerrësisht. Unë me Antonin flasim siç mund të flasë një prind me dashamirësi me fëmijët e tij. I kam thënë që duhet të bëjë një muzikë që të mos jetë me metra, por të peshojë. Në momentin që ti do ta bësh duhet të mendosh publikun, a do ta pëlqejë ai atë dhe të reagojë. Po e kape këtë çelës mund të bësh çdo gjë. Antoni bën rryma të ndryshme muzike. Ai këndon dhe më ka thënë që do që të bëjmë dy balada bashkë. Ai është djalë i zgjuar, ka qejf të bëjë producentin. Antoni ka lindur dhe jeton në Paris. Tashmë ka bërë një kontratë me një shtëpi diskografike dhe mund të lëvizë në Suedi, por të shohim”, tha Çako.

Por, ndërkohë që fliste për marrëdhënien me djalin në ekran u shfaq një videomesazh prej Antonit, i cili tha edhe një herë se është shumë krenar për të dhe muzikën e tij.

“Babi çkemi. Po e bëj këtë mesazh nga rrugët e Parisit. Po të bëjë këtë mesazh për të të thënë se sa krenar jam për ty, gjithmonë ta kam thënë, por është mundësia ta them sërish. Muzika jote është e pabesueshme, sa më shumë dëgjoj këngët e tua aq më shumë krenar jam për ty. Shpresoj që të bëjmë gjëra bashkë. Kohët e fundit s’kemi patur mundësi të bëjmë gjëra bashkë për shkak të distancës. Unë do të vij në Shqipëri shumë shpejt dhe do të kapim gjithë kohën e humbur”, tha Antoni në mesazhin e tij./tvklan.al

Related posts