
Parku i Moronicës i cili ndohdhet në Junik, është një nga karakteristikat kryesore të pejsazhit malor të kësaj komune. Ajo shënon fillimin e Maleve të Junikut, që ndodhet në jug-perëndim të Kosovës. Gazetprojekti ju sjellë pamje magjepse nga ky park
Moronica shtrihet përgjatë lumit Ereniku, i cili ofron një ndarje fizike fizike nga qyteti. Gjatë viteve 1960 pemë pishe u mbollën në zonën e Moronices si një masë mbrojtëse nga rreziku i rrëshqitjes së dheut. Në vitin 2008, Kuvendi Komunal i Junikut nxori vendimin nr. 01/08, “Për shpalljen e kompleksit Moronica – zonë e veçantë e Komunës së Junikut”.

Projekti vjen si një vazhdim i procesit të mbrojtjes dhe sjelljen e kësaj zone në përdorimin e komunitetit.
Vendi i inaguruar ofron një hapësirë publike për rekreacion të qytetarëve, me shtigje të rregulluara për ecje dhe vrapim brenda Moronica, një amfiteatër, një pikë vëzhgimi, zona për pushim me vende druri, një vend kampingu, burime të ujit të pijshëm dhe elemente të tjera, dhe do të jetë gjithashtu një mbështetje për aktivitetet kërkimore dhe mjedisore edukative. Transmeton GazetaProjekti.

Zona e Parkut është e lidhur me qendrën e qytetit nëpërmjet urave këmbësorike mbi lumin Ereniku. Projekti u hartua duke përdorur një qasje të procesit pjesëmarrës, ku përfshiheshin komuniteti ka konsideruar parimet e dizajnit “eko” të qëndrueshëm dhe inovativ, duke kontribuar në promovimin e teknikave tradicionale të ndërtimit dhe përdorimin e materialeve natyrore, duke u integruar në peizazhin ekzistues. Vend më atraktiv me nje pamje manhitëse nga lart.




