970×90
970×90
970×90
970×90

Përkujtohet Enver Maloku në 26 vjetorin e vrasjes së tij

Përkujtohet Enver Maloku në 26 vjetorin e vrasjes së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përkujtuar veprimtarin dhe gazetarin Enver Maloku me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar Malokun si një simbol të guximit dhe të mendimit të lirë, duke theksuar se puna dhe sakrifica e tij mbeten pjesë e pandashme e historisë së vendit.

“Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar dhe një shtyllë e informacionit të paanshëm në kohë kur e vërteta kërcënohej nga dhuna dhe shtypja. Idealizmi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci mbetet frymëzim për brezat që pasojnë,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar nevojën për drejtësi në ndëshkimin e autorëve të kësaj vrasjeje tragjike.

Në këtë përvjetor, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vlerësoi Malokun si një ndër zërat më të fuqishëm të lirisë së shprehjes dhe mendimit të lirë në Kosovë.

“Enver Maloku nuk ishte vetëm një gazetar dhe veprimtar i shquar i LDK-së dhe i lëvizjes kombëtare për liri; ai ishte një frymëzim për brezat që besojnë në fuqinë e fjalës dhe në detyrën për të mbrojtur vlerat e kombit,” tha Abdixhiku.

Related posts