970×90
970×90

Përhapet gripi i shpezëve në Kosovë janë asgjësuar 120 mijë pula si pasojë e gripi

Përhapet gripi i shpezëve në Kosovë janë asgjësuar 120 mijë pula si pasojë e gripi

 

Pothuajse gjithë Ballkanin e ka përfshirë përhapja e gripit të shpezëve, ka thënë në një intervistë zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Lamir Thaçi.

Për këtë arsyeje sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë asgjësuar 120 mijë shpezë për të penguar përhapjen e sëmundjes.

Madje, ai theksoi se kudo që ka dyshime menjëherë dërgohen ekipet inspektuese të cilat bëjnë asgjësimin e çdo ferme që rezulton pozitiv.

“Pothuajse gjithë Ballkanin e ka përfshirë përhapja e gripit të shpezëve. Ne me të gjitha kapacitetet jemi duke punuar që të kemi sa më pak raste të përhapjes së kësaj sëmundje. Kudo që ka dyshime ne menjëherë dërgojmë ekipet inspektuese dhe marrim mostra dhe testojmë laborator dhe secila fermë që rezulton pozitiv sipas procedurës ligjore ne me procedurë të shpejtë kryejmë asgjësimin për të penguar përhapjen e këtij gripi dhe gjatë këtij viti janë asgjësuar rreth 120 mijë shpezë për të penguar përhapjen e sëmundjes”.

Përveç shpezëve ai ka sqaruar se janë asgjësuar rreth 45 mijë kilogram mish dhe 100 mijë kilogram qumësht, raporton EO.

“Nga fillimi i vitit deri më tani janë rreth 45 mijë kilogram mish dhe nën produkte të mishit të asgjësuara dhe janë rreth 100 mijë kilogram qumësht të asgjësuara të cilat në çfarëdo forme nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum dhe në secilin rast inspektori ka vendosur për asgjësimin e tyre

Related posts