970×90
970×90

Përgjigjja epike ndaj fushatës serbe: Në 10,000 franga i shkruajnë emrat e heronjve të Kosovës

Përgjigjja epike ndaj fushatës serbe: Në 10,000 franga i shkruajnë emrat e heronjve të Kosovës


Sopranoja kosovare me famë botërore, Elbenita Kajtazi e cila po prek skenat e mëdha anëmbanë globit përmes një fotografie i është kundërpërgjigjur fushatës se serbëve të përkrahur nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. 

Ku ky i fundit po mobilizon bashkëqytetarët e tij që në sa më shumë monedha të huaja të shkruhet “Kosovo is Serbia” (Kosova është Serbi)

Megjithatë kosovarët kanë nisur t’i kundërpërgjigjen të njëjtës fushatë, por me një thirrje tjetër, atë “Kosovo is Beautiful”.

Është sopranoja kosovare me famë botërore që po qëndron në Kili, Elbenita Kajtazi ajo që ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Facebook, ku shihet me një monedhë të huaj në duar, ku shkruhet “Kosovo is Beautiful”.

Por, që t’i tregohet botës që Kosova është e bukur dhe s’njeh urrejtje, të njëjtës fushatë po i bashkohen edhe kosovarë të shumtë që jetojnë anekënd botës, shkruan Ballkani.info.

Fushata “Kosova është bukur” ka vazhduar edhe sot. 

Ballkani.info ka siguruar një video ku dy kosovarë në Zvicër i janë përgjigjur fuqishëm fushatës serbe. 

Ata në 10,000 franga zvicerani i kanë shënuar emrat e heronjve të Kosovës.

Në dhjetë banknota nga 1000 franga janë shkruar emrat e 10 heronjve: Kosova është Adem Jashari, Kosova është Luan Haradinaj, Kosova është Shkëlzen Haradinaj, Kosova është Agim Ramadani, Kosova është Zahir Pajaziti, Kosova është Mujë Krasniqi, Kosova është Fehmi Lladrovci, Kosova është Abeja, Kosova është Myrtë Zeneli, Kosova është Fatmir Nimonaj. 

Në sfond të kësaj videoja dëgjohet një këngë kushtuar kryeministrit Ramush Haradinaj. /

Related posts