970×90
970×90

Përfundon takimi në mes Kurtit dhe Vuqiçit, pajtohen për këtë gjë

Përfundon takimi në mes Kurtit dhe Vuqiçit, pajtohen për këtë gjë

Vuçiq doli nga takimi duke njoftuar se “nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Por, sipas tij, është arritur njëfarë pajtimi për një gjë.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb.

Paraprakisht, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit urgjent ishte gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni ka kërkuar veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Një deklaratë për shtyp është paralajmëruar se do të lëshohet në fund të takimit.

Related posts