
Pas takimit Kurtika thënë se negociatat kanë avancim, por nuk ka marrëveshje.
“Kur të kemi marrëveshjen do flasim gjerë e gjatë. Ne negociatat tona avancim ka por nuk ka marrëveshje. Kur ta kemi marrëveshjen e plot do ta shpalosim gjerë e gjatë. Këtu përfundon takimi, unë do të jem në kontakt me Mustafën”, ka thënë ai pas takimit.
Edhe Mustafa ka thënë se sot nuk është arritur marrëveshja për koalicion.
“Patëm një bisedë përmbajtjesore. Ne kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit. Kemi edhe çështjet tjera që janë biseduar sot. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të punojmë përpara. Dallimet tona do t’i tregojmë kur të përfundojnë bisedimet”, ka thënë Mustafa.