Duket se deklarata e Priftit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq se po përgatitet një skenar për dhunë në Veri po u djeg ende në Beograd.
Atje sapo ka përfunduar takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit serb.
Pas takimit, sipas instruksioneve të Vuçiq, ka folur shefi zyrës serbe për Kosovë,
Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Kosovën që nuk po e zbaton marrëveshjen për themelimin e Asociacionit edhe pse marrëveshja në Bruksel është nënshkruar tash e 1930 ditë.
Ai ka thënë se serbët ” do të rrinë të qetë dhe nuk do të ndërmarrin diçka që do të nxis aksione kundër qytetarëve tanë” duke aluduar në shpalljen e mundshme të autonomisë së Veriut nesër më 5 gusht.
Madje për këtë skenar pa ia përmendur emrin e ka goditur ashpër priftin Sava Janjiq të cilin tash po e quajnë agjent të huaj.
” Presidenti i Serbisë ka caktuar detyra në përputhje me kompetencat e tij dhe në takimin e Këshillit janë arritur disa konkluzione. Ushtria dhe shërbimet e sigurisë kanë marrë detyrat e tyre të cilat para së gjithash kane të bëjnë me agjenturat e disa nga vendi”. Duke iu referuar deklaratave të Janjiq ai i ka quajtur ato gënjeshtra në të cilat janë të përfshirë edhe shërbimet e huaja.
“Presim që organet tona të sigurisë të marrin hapa për ndalimin e dukurive të tilla”.