970×90
970×90

Përfundojnë ndeshjet e Champions, Dortmundi fiton dramën

Përfundojnë ndeshjet e Champions, Dortmundi fiton dramën


Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që janë paraparë për ditën e martë. Befasi për sonte ka qenë sigurisht barazimi i Barcelonës kundër Sllavia Pragës, ndërkohë që Borussia Dortmund ka përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2 

Kanë për funduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve ku ndeshjet më interesante ishin ato të Grupit F në mes të Barcelonës me Slavia Pragën, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-0 si dhe ndeshja tjetër, më interesantja e natës së sotme në mes të Borussia Dortmundit dhe Interit, ku Dortmund ka fituar me rezultat 3-2. 

Në Grupin F prin Barcelona me 8 pikë, një më pak ka Dortmundi në vendin e dytë kurse Interi është në vendin e tretë me 4 pikë kurse Slavia Praga në vendin e fundit me 2 pikë. 

Nga Grupi E, Liverpool pas katër ndeshjeve merr kryesimin me 9 pikë, Napoli në vendin e dytë me 8 pikë. Në vendin e tretë Salzburg me 4 pikë kurse Genk gjendet në vendin e fundit me 1 pikë. 

Në Grupi G prin Leipzig me 9 pikë, Lyon në vendin e dytë me 7 pikë, Zenit ka katër kurse Benfica në fund me tri pikë. 

Një tjetër ndeshje interesante ishte edhe ajo në grupin e fundit, atë H ku Chelsea barazoi rezultatin me Ajaxin nga 1-4 në 4-4 por pasi që Ajaxit iu përjashtuan dy lojtarë me të kuq. 

Për momentin në Grupin H në vendin e parë është Ajax me shtatë pikë aq sa ka edhe Chelsea dhe Valencia, por holandezët kanë golëdallim me të mirë. /GazetaExpress/

Related posts