Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit të krerëve të shtetit ka thënë se është bërë gabim dhe se do të merren masa të mëtutjeshme për rastin.
Veseli ka thënë që qytetarët duhet të kenë besim në Republikën e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.
“Është bërë gabim dhe kjo më nuk do të ndodh asnjëherë. Është bërë gabim, është e dëshmshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi duke marr masa dhe do t’i shkojmë deri në fund të kësaj. Kjo është një gabim, që më nuk do të ndodh. Gjërat e tilla më në Kosovë nuk do të ndodhin” ka thënë Veseli.