Rep artisti i njohur nga Kosova i cili jeton në Amerikë, si duket ka ndryshuar strategjinë e tij të operimit artistik, ai i cili deri dje ishte njohur vetëm për këngët e ti të mira duke anashkaluar edhe videoklipet edhe mbrëmjet, tani ka filluar turin e ti të parë të koncertëve. Shkruan gazetaprojekti.com.
Në kuader të kërij turi, Unikkatil mbrëmë ishte në Gjakovë, në klubin “Metalik – Klub” i cili është mirëpritur jashtzakonisht mirë dhe atmosfera e krijuar nga ai, ka bërë që të gjithë të pranishmit ti këmdonin këngët e tij së bashku me të.
Në një organizim senzacional, menagjmenti i njërit prej klubeve më të mira në Kosovë “Metalil-Klub” ishte përkujdesur i gjithë organizimi të jetë në nivel ndërkombëtar, kjo për faktin se njëri prej artistëve më të mirë të repit shqiptar, po zbriste në Gjakovë.
Sigurimi, stafi i kamarierave ishte në nivel dhe përtej kësaj, mysafirët u ndienin komodë në hapësirat madhështore të klubit, ku pritnin me padurim ta shihnin në binë idollin e tyre. Dhe nuk zgjati shumë, performanca e grupit TBA, filloj në ora 1:30 pas mesnate, atmosfera ishte aq e zjarrtë, ku të gjithë këndonin hitet e Unikkatlit, bashkë me reperin.