970×90
970×90
970×90
970×90

Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt

Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar pasi së fundmi u përmend edhe emri i tij si kandidat për kryetar të PDK’së.

Cakaj tha se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë, shkruan Express.

“Unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht”, është shprehur Cakaj.

Me 3 korrik, PDK’ja do të zgjedhë kryetarin e ri. Një ndër emrat e përfolur ishte edhe Gent Cakaj.

Por, kandidatët potencialë për kryetar të PDK’së, pritet të jenë Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku.

Related posts