970×90
970×90

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell thotë se ka ardhur koha që të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell thotë se ka ardhur koha që të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që të përmbyllet procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell tha se BE-ja është duke punuar me palët që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, Josep Borrell tha se dialogu në mes dy vendeve ka filluar që 10 vite.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. Bashkimi Evropian është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell në postimin e tij në Twitter.

Related posts