
Skuadra e Real Madridit edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin, Zinedine Zidane.
Trajneri i madrilenëve sot ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin e tij nga Santiago Bernabeu, menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi, shkruan GazetaBlic
Për largimin e tij ka folur edhe Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili tha se ka qenë një vendim krejtësisht i papritur.
“Dua ta falënderoj atë për gjithçka që ka dhënë, për dashurinë e tij dhe për gjithçka që ai ka bërë për Real Madridin këto vite, nuk është një lamtumirë, por nëse ka nevojë për një pushim, ai e meriton atë”, tha fillimisht Perez.
“Pas fitores në Ligën e Kampionëve është një vendim i papritur. Ai ka pasur një ndikim të madh tek unë. Unë u përpoqa ta bindë atë, por e di si është ai. Ai e di se ka gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë.”
“Zidane duhet të jetë i pari që do të marrë fjalën, ai erdhi të më takojë dje për të më treguar për këtë vendim të papritur dhe ai duhet të jetë ai që do ta shpjegojë të gjithë këtë.”
“Ndoshta ai mund të largohet për pak kohë, por gjithmonë do të jetë i mirëseardhur në klub”, përfundoi Florentino Perez.