970×90
970×90
970×90
970×90

Përçahet opozita, Molliqaj akuzon rëndë LDK-në

Përçahet opozita, Molliqaj akuzon rëndë LDK-në

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se po e ndihmon pushtetin, duke aluduar kështu për pjesëmarrjen e deputetes Teuta Rugova në seancën e Kuvendit.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjendet dikush nga LDK, e që e ndihmojnë të dalë nga kriza.

Kjo deklaratë e Molliqajt vjen pas pjesëmarrjes së Teuta Rugovës në seancën e Kuvendit.

Gjersa ka shtuar se LDK-ja ose duhet të thotë që Rugova nuk është pjesë e LDK-së ose të pranojë se po e mbështet Presidentin Thaçi.

“Gjithmonë në momente kritike pushtetit i gjendet dikush nga LDK. Herë me plan partiak e herë pa të, por Thaçi gjithmonë del nga kriza përmes dikujt të kësaj partie. LDK ose duhet të tregojë që Teuta Rugova nuk është LDK, ose duhet ta pranojë se po e mbështet Thaçin”, ka shkruar Molliqaj.

Related posts