
Këtë pasdite në emisionin “Ftesë në pesë” ishin të ftuar Albërije Hadërgjonaj dhe drejtuesit e “Arkiva Shqip”, Anxhela dhe Aldori.
Treshja kanë vazhduar live përballjen e tyre, e cila nisi ditën e djeshme me shkëputjen e Albërijes nga kjo kompani.
Gjatë intervistës, Albërija u shpreh se nuk ka bërë asgjë kundër kompanisë, ama ajo ka bërë shumë kundër asaj. Ajo i akuzoi për shfrytëzim dhe keqpërdorim të emrit të saj.

“Unë nuk kam bërë asgjë kundër tyre. Ato kanë bërë kundër meje. Kam qenë shumë transparente gjithmonë, jam jo shume mirë emocionalisht sepse e gjithë kjo u degradua shumë. Unë nuk kam fyer artiste, ajo fjalë ka dalë në bisedë me këto. Këto kanë thënë që Shqipëria është mbushur me k*rva që këndojnë. Prandaj thashë mbani ato që kanë aty. Nëse dikush është fyer i kërkoj falje. I kërkoj falje publikut! Mua më kanë torturuar. Këto kanë dëmtuar emra të mëdhenj. Më keni shfrytëzuar, keqpërdorur”, tha Albërija.
Nisur nga deklarata e saj, Aldori zbuloi se në tetë vitet e fundit Albëria ka marrë 3.200 euro në llogarinë bankare.
“Në tetë vitet e fundit ka marrë 3,200 euro në llogarinë bankare. Dhe i bie 30 euro në muaj”, tha ai.
Sipas Anxhelës, kompania i ka ofruar Albëries që t’i mbante, por këngëtarja donte që t’i mbante në dy kanale njëkohësisht dhe kjo nuk ishte e mundur.