970×90
970×90

Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Banka Zvicerane sqaron ndikimin kompanisë Numarics

Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Banka Zvicerane sqaron ndikimin kompanisë Numarics

Javën e shkuar, emri i fintech-it kosovar-zviceran, Numarics (tani radicant business services ag) e themeluar nga Kristian Kabashi, ishte pjesë e disa raportimeve për një çështje financiare në Zvicër.

Mediat zvicerane raportuan se Banka Kantionale e Baselland (BLKB) ishte e detyruar të zhvlerësonte me rreth 105.5 milionë franga zvicerane investimin e saj në Radicant Holding AG – entitetin e krijuar pas blerjes së Numarics-it nga Radicant më 17 tetor 2024 dhe bashkimit më 30 dhjetor 2024 .

Kujtojmë se pas blerjes së Numarics, Kabashi aktualisht ushtron pozitën e shefit të operacioneve në Radicant Bank Holding.

Lidhur me këtë situatë të krijuar për Telegrafin ka folur Andreas Schaffner, konsulent i jashtëm për marrëdhënie me publikun në bankën Radicant.

Schaffner ka shpjeguar sesi startup-i Numarics u bë pjesë e bankës Radicant.

“Numarics, startup-i fintech zviceran i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale për CFO-të e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), u ble nga Radicant bank më 17 tetor 2024. Blerja u strukturua si një bashkim, me entitetin e ri të përbashkët Radicant holding ag që synon të ofrojë një gamë më të gjerë shërbimesh të integruara bankare, investimesh financiare dhe shërbimesh administrative, si për klientët privatë ashtu edhe për korporatat. Bashkimi u përmbyll më 30 dhjetor 2024”, tha Schaffner.

Ai theksoi se problemet kanë lindur kryesisht nga vështirësitë e papritura në integrimin e biznesit fiduciar të radicant Business Services (ish-Numarics) dhe një bazë kostoje tejet të lartë për gjith Radicant-in.

“Më 3 korrik, BLKB njoftoi rregullime të vlerës që arrijnë në total 105.5 milionë CHF për investimin e saj në radicant holding ag. Arsyet kryesore për rregullimet janë problemet e paparashikuara me integrimin e biznesit fiduciar të radicant business services (më parë Numarics) dhe një bazë kostoje tepër të lartë të bankës Radicant. BLKB dhe Radicant kanë njoftuar gjithashtu një program gjithëpërfshirës për uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit, si dhe ndryshime në qeverisjen dhe drejtim të biznesit. Megjithatë, BLKB mbeten të përkushtuar ndaj këtij investimi strategjik me Radicant ”, ka theksuar Schaffner për Telegrafin.

BLKB ka njoftuar edhe ndryshime të rëndësishme në udhëheqje. Kryetari i BLKB, Thomas Schneider, do të largohet në mes të vitit 2026, ndërsa CEO-ja i bankës, John Häfelfinger, do të japë dorëheqjen në fund të marsit 2026.

Ndryshime do të ketë edhe në radicant holding, ku kryetari i bordit, Marco Primavesi, ka paralajmëruar largimin e tij.

Megjithatë, Schaffner theksoi se: “Pavarësisht sfidave të tanishme, BLKB mbetet e përkushtuar ndaj investimit strategjik në radicant.”

Banka kantonale e Baselland (BLKB) është aksionari kryesor i entitetit të ri, ndërsa investitorë të tjerë si Founderful, FiveT, Seed X dhe UBS mbajnë gjithashtu aksione.

Related posts