970×90
970×90
970×90
970×90

“ Për të qenë të lira, duhet të lirojmë mendjen tonë. “

“ Për të qenë të lira, duhet të lirojmë mendjen tonë. “

Tea Belegu

Jeta nuk është aspak e lehtë për një femër, duke marrë parasysh vet natyrën tonë; aq të bukur sa edhe komplekse.
Besoj, që të gjithë tashmë e dijmë se që një femër, të jetë e arritur njejt si një mashkull, vetëm për arritje të barabartë, asaj i duhet të punojë DYFISH më shumë se ai.

Por as ky fakt dhe askush nuk po na ndalon të punojmë drejt qëllimeve dhe marrjes së drejtave tona.

Nëse dikush ju ka vënë pushkë në kokë, po ju detyron të duroni sjellje të caktuara, dhe ta jetoni jetën jetën tuaj sipas tekave dhe qejfeve të tyre, atëherë ky shkrim i imi, nuk vlen për juve, aman, përpiquni të lajmëroni policinë sa më shpejtë.

Unë personalisht, ndihem se kam shumë të drejta.

Sepse unë ato i kërkoj me qdo kusht nga vetja dhe nga të tjerët.
Sepse, as femrës e as mashkullit nuk ju jep askush gjëra të gatshme në një pjatë ari; sepse të drejtat mirren me punë, shumë mund, dhe dijeni, drejt të cilës investoj qdo ditë. E di se vetëm në këtë mënyrë mund të ndikoj në ngritjen e femrave në shoqëri.
Paragjykimet e mundshme, opinionet apo mendimet diskriminuese të ndokujt, janë totalisht irelevante për mua, dhe nuk mi cënojnë të drejtat.

Fatkëqësisht, nëse ndonjëherë ndihem se dikush mi ka marrë të drejtat e mija, është pikërisht vet gjinia femërore.

Ne nuk mund ta paragjykojmë askënd që na trajton keq, nëse vet e lejojmë, sepse kjo është natyra njerëzore, fatkeqësisht shumica e njerëzve; aq sa ju lejohet MARRIN, aq sa munden SHKELIN, mirëpo vetëm nëse MUNDEN.
Ajo femër, e cila e lejon/duron; ni fraer, burrë, nanë, vëlla, apo babë, ta trajtojë në mënyrë diskriminuese apo ndryshe prej mashkullit, pikërisht ajo mu po mi hup të drejtat e mija si femër, duke ulur kriteret e saj dhe pranuar atë lloj sjellje!

Natyrisht, se dikush gjithmonë do të duhet të pastrojë shtëpinë, të gatuajë apo të kujdeset për fëmijët… por nëse këto punë do të ndaheshin në mënyrë të barabartë, me të gjithë anëtarët e shtëpisë, atëhere ngarkesat ekstra të grave do të hiqeshin, dhe ato do të mund të jenë më të arritura në sfera tjera të jetës.

Ju drejtohem femrës; Jini krenare që jeni femra.
Merrni të drejtën tuaj. Mos prisni pasivisht që mrekullia të zbritet nga lart, por në vend të kësaj bëni krejt qka mundeni që mrekullia të ndodhë !

Nuk është as e drejtë të presim jetë të rehatshme e gjëra falas, nga gjinia e kundert, e pastaj të kërkojmë respekt të barabartë, nuk është e drejtë të rrijmë nëpër kafe tërë ditën, duke folur keq për femrat e tjera, e pastaj të kerkojme të drejtat e femrës, nuk është e logjikshme ta xhelozojmë aq shumë suksesin e tjetrës femër, kur dihet se vetëm bashkimi formon fuqinë.

Mos prisni nga familjet tuaja, as nga i dashuri, bashkëshorti , apo shoqëria tuaj për t’ju respektuar,
Respeki mirret nuk jipet.
Nëse nuk besoni në veten tuaj, sigurisht që askush tjetër nuk do të besojë në ju.

Llogari për të drejtat e juaja i jipni vetëm ju vetës duke i thënë jo të padrejtës dhe po punës.

Urime 8 Marsi ? !

Related posts