970×90
970×90

Për Ditën e Pavarësisë ShBA-ja përuron objektin e ri të Ambasadës në Prishtinë

Për Ditën e Pavarësisë ShBA-ja përuron objektin e ri të Ambasadës në Prishtinë


Me rastin e 243-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të enjten në Prishtinë Ambasada e ShBA-së ka përuruar objektin e ri.

Përurimin e këtij objekti e bënë ambasadori amerikan Philip Kosnett, kongresisti amerikan, Eliot Engel, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur i lumtur me përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. “Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit ShBA-së që ishte me kosovarët në vitin 1999. ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së”, ka thënë Engel.

Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës me rastin e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës.

Kosnett në fjalimin e tij ka thënë se ShBA-ja çdo herë do të jetë me Kosovën në secilin rrugëtim të saj.

Liderët e Kosovës kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Me këtë rast, ata kanë vlerësuar se kjo datë është e madhe jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe liritë njerëzore.

Related posts