Të rinjë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vendosur një flamur me imazhet e ish-komandantëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Organizatorët kanë thënë se këtë flamur e vendosën më 28 nëntor pasi është Dita e Flamurit të Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë e UÇK-së në skenë.
Ata thanë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në Hagë.]