Zëdhënësja e Pentagonit, Dana W White, po jep një deklaratë së bashku me gjeneralin Gen Kenneth McKenzie, drejtorin e Shtabit të Përbashkët (DJS), dhe një këshilltar i lartë ushtarak i presidentit amerikan.
White tha se sulmet nuk ishin përpjekje për të rrëzuar regjimin e Assadit dhe nuk nënkuptonin një ndryshim në politikën amerikane, raporton Guardian, transmeton Express.
Kurse, McKenzie tha para gazetarëve se sulmet do të pengojnë përdorimin e armëve kimike në të ardhmen.
SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan sot me raketa një laborator të prodhimit të armëve kimike në Damask të Sirisë si kundërpërgjigje të sulmeve të mëparshme të presidentit Assad kundër popullit të tij.