970×90
970×90

Pensionohet Xhevahir Geci

Pensionohet Xhevahir Geci

Sot bashkë me ish kolegët nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ishim të nderuar me pritjem nga Gjenerali i Gardës Kombëtare , Xhevahir Geci, me rastin e pensionimit të tij.

Si Deputet i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës dhe si ideator i aktivitetit që t’ua mundësojmë të rinjve ta perjetojnë jetën e ushtarit të FSK-së për 72 orë dhe për 4 aktivitete rresht, për të parën herë si pjesëtar civil nën u mundësua qëndrimi brenda kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nën Komandën e Gjeneral Gjevahir Geci përjetuam, mësuam edhe shumë eksperienca të cilat na kanë shërbyer në jetën tonë private dhe profesionale për të cilën dua ta falënderoj Gjeneralin Geci.

Të flasësh për figura të medha ashtu siç është Gjeneral Geci është privilegj por edhe përgjegjësi e krenari për faktin se dëshmon që rruga, puna dhe atdhedashuria për shtetin e kombin të bënë të ndihesh krenar, e Gjenerali po i shijon momentet lamtumirëse të punës në shërbimin e Gardës Kombëtare në Forcën e Sigurisër së Kosovës.

Të shkruash edhe një libër të tërë me vepra dhe kontributin e gjeneralit, nuk do të mundesh ta përshkruash punën, sakrificën dhe kontributin të cilin e dha për shtetndërtimin e Kosovës.

Gjeneral, në prag të pensionimit dua të dëshiroj shëndet, lumturi dhe pensionim të mirë duke u lutur që shërbimin për Kosovën ta vazhdojë edhe në sferat tjera të jetës.

Po ashtu gjenerali më nderoi për Kontributin e dhënë në FSK si grupi i pare i parlamentarëve të rinjë në trajnimin një javor dhe familjarizimin me jetën ushtarake.

Ndërsa për mua ishte kënaqësi që ta kem fatin ta dekoroj me një mirënjohje në shenjë falenderimi për gjeneralin.

Me kënaqësi dhe privilegjin më të veçantë, në emër të Institutit Kosovar të Medias dhe Komunikimit, shpreh konsideratën më të lartë ndaj kontributit tuaj të jashtëzakonshëm ushtarak në rrugën drejt çlirimit të Kosovës, dhe në ngritjen e gjeneratave të reja ushtarake, në liri. Dekoratën e ndaj me motivacion për performancën e shkëlqyeshme dhe mbështetjen e jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Related posts