Mesfushori i Al Gharafas, Wesley Sneijder është pensionuar zyrtarisht nga përfaqësuesja holandeze.
Ish-futbollisti i Galatasarayt, Interit dhe Real Madridit e bëri këtë njoftim pas një vizite që i bëri nga përzgjedhësi i ri i Holandës, Ronald Koeman.
“Kur u largova, sigurisht që e dija se lëvizja në Katar do të ndikonte edhe në karrierën time ndërkombëtare. E kuptoj që Koeman dëshiron të bëj një fillim të ri, me lojtarë të rinj. Ne ishim shumë të hapur dhe ishte një bisedë shumë e këndshme. E respektoj zgjedhjen e tij”, ka deklaruar Sneijder.