
Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë. Njoftohet për tre të plagosur, një rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Dorasi është në kërkim nga policia dhe njoftohet se policia e di identitetin e tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Veton Elshani.
Ai tha se tre persona janë lënduar rëndë ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë i cili është dërguar në QKUK për trajtim.
“Besojmë që e kemi të dyshimtin për këtë rast dhe jemi në kërkim të tij”, tha ai.