970×90
970×90

Peja pa semaforë të mjaftueshëm, ekzistuesit – jo funksionalë

Peja pa semaforë të mjaftueshëm, ekzistuesit – jo funksionalë


Komuna e Pejës po vazhdon të përballet me mungesën e semaforëve . Përveç mungesës së tyre edhe ata te cilët janë të vendosur nuk janë funksional. Semaforat të cilët ndodhen në qendrën e qytetit të Pejës, në udhëkryqin e rrugës “Mbretëresha Teutë”, nuk janë në funksion tash e 5 vite. Si pasojë  e kësaj përveç kolonave të gjata që krijohen nga makinat gjatë ditës po rrezikohet edhe jeta e këmbësorëve.

Megjithatë së fundmi në po këtë rrugë është bërë edhe shtrim i rrugës me asfalt. Problem  i cili del të jetë këtu është vendosja e vijave të bardha në kthesë. Sipas standardit vijat e bardha duhet të vendosën  më së afërmi 5 metra larg kthesës  për të mos i rrezikuar këmbësorët, shkruan Indeksonline.

Ndonëse sipas ekspertëve te komunikacionit thuhet se vijat e bardha janë në rregull dhe brenda standardit pasi ato duhet të vendosen paralel me semaforët. 

Mirëpo vendosja e vijave të bardha në atë pozicion, në një anë dhe mosfunksionimi i semaforëve në anën tjetër, del të jetë një problem serioz si për këmbësorët ashtu edhe për shoferët e makinave, për aryse se rruga “Mbretëresha Teutë”, është pika më qarkulluese në qendrën e qytetit. 

Në vitin 2015, zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës , Xhevat Ibraj , ka bërë te ditur se mosfunskionimi i semaforëve ka sjellë problemë për vozitësit dhe këmbesorët.

Ndërsa zyrtarët komunal kanë deklaruar se qyteti  nuk ka nëvojë për semaforë, qysh nga atëherë nuk ka më reagime nga komuna e as nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. /Indeksonline/ 

Të Tjera nga Uncategorized

Related posts