
Tashmë gati të gjitha qytetet e Kosovës kanë kryer dekorimet për festat e fundvitit.
Por, jo edhe komuna e Pejës, që ende nuk ka bërë asnjë rregullim sa i përket Vitit të ri, transmeton Indeksonline.
Komuna e Pejës nuk ka ndarë buxhet për festat e fundvitit. Nuk është hera e parë që Peja nuk dekorohet për festat e fundvitit.
Në vitin 2018, qyteti i Pejës nuk ishte dekoruar fare
Kjo po ashtu kishte ndodhur edhe në vitin 2017 , ku për shkak të buxhetit nuk ishte stolisur qyteti. /Indeksonline/

