
Klubi i volejbollit Peja e ka fituar edhe ndeshjen e tretë të serisë së finaleve në elitën e volejbollit në konkurrencën e meshkujve.
Ata mposhtën ekipin nga Gjilani, Dritën 3 me 2 në sete (18:25; 25:22; 20:25; 25:18; 15:4).
Në një ndeshje shumë interesante dhe rivalizuese, fituesin e ka përcaktuar tie-break, duke e vazhduar dramën në pesë sete.
Aty, më të vëmendshëm u treguan pejanët duke e fituar bindshëm 15:4, shkruan Gazeta Express.
Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll. /Gazeta Express/