
Faton Peci pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se nuk duhet të ketë vonesa dhe se kompromisi është i gatshëm. Ai është shprehur i bindur se opozita sikurse që është tërhequr pas katër ditësh për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodh dhe për kryeparlamentarin.
“Kompromisi është i gatshëm, nuk duhet të ketë vonesa sikurse që ka pasur për certifikimin e mandateve. Është përcaktuar qartë me kushtetutë, që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar. Kjo është rruga e vetme. Jam i bindur se sikurse janë tërhequr pas katër ditësh për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodh dhe për kryeparlamentar”, tha Peci.