970×90
970×90
970×90
970×90

Peci njofton se ia ka ndërprerë AAK’së kontratën për shfrytëzimin e zyrave në Ulpianë

Peci njofton se ia ka ndërprerë AAK’së kontratën për shfrytëzimin e zyrave në Ulpianë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka bërë të ditur se gjatë së hënës ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai për Ekonomia Online tha se kontrata me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është shkëputur përfundimisht, për shkak të mungesës së mirënjohjes dhe korrektësisë në komunikim.

“E para që duhet të them është që Ministria e Bujqësisë ka vështirësi seriozë me hapësirat për zyrtarët që i posedon e një numër i tyre tashmë është secilën herë duke u rritur për shkak të arritjes së objektivave që i synojmë ne në sektorin e Bujqësisë. E dyta i kam dëgjuar deklaratat e zyrtarëve të AAK-së edhe në mundemi me fakte me i demantuar për shkak se kontrata paraprake ka qenë hapësira me të cilën ata e kanë shfrytëzuar afër 1 mijë metër katror. Ndërsa është revidu kontrata duke i liruar dikun rreth 411 metra katror, por edhe 200 të tjera do të thotë bëhet fjalë për pjesën e podrumit që ka qenë e shfrytëzueshme prej tyre por nuk ka qenë pjesë e kontratës. “Me revidimin e kontratës ka qenë edhe mundësi që të rikthejmë rreth 600 metra katrorë dhe me qenë se kemi qenë shumë korret dhe gjeneroz, dhe me qenë se ata kanë pasuar me jomirënjohje dhe jokorrektësi në komunikim me Ministrin e Bujqësisë, sot ne mëngjes Ministria ka marr vendim që përfundimisht të shkëputet tërësisht kontratën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, thotë Peci.

Peci shprehet i bindur se në një periudhë të shkurtër i gjithë objekti ku gjendet AAK-ja do të jetë në dispozicion të dikasterit që ai e drejton.

“Varësisht prej dispozitave edhe siç është e paraparë në një periudhë tranzitore, për një periudhë të shkurtër kohore i gjithë objekti do të jetë në shfrytëzim për Ministrinë e Bujqësisë, për titullarin e institucionit. Edhe mua me vjen keq realisht prej periudhës së pasluftës objekti i Ministrisë së Bujqësisë nuk është shfrytëzuar nga titullari i institucionit dhe në anën tjetër ne përballemi me një qira shumë të lartë aktualisht në objektin që e ushtrojmë veprimtarinë tonë”, thotë ai.

Ndërsa deklaratën e ish-zëdhënësit të AAK-së, Lulzim Blaka, Peci i sheh kërcënim të hapur. Thotë se komunikim i tillë bëhet vetëm në Dukagjin.

“E para unë kam thënë që shihemi të hënën për shkak se kishte kaluar afati kohor dhe thjeshtë ka qenë edhe vendimi i imi dhe sugjerim i imi për pjesën e ekzekutivit për të shkëputur këtë kontratë. Ai është një komunikimi i një tradite në Dukagjin, mendoj që është kërcenim i hapur. Por sido që të jetë për të gjithë ata që përçojnë mesazhe të tilla dhe që mendoj që kuptimin e kanë forcën ose guximin të ballafaqimit vandal, unë kam guximin intelektual edhe guximin me ndjek interesin publik të qytetarëve dhe të institucioneve”, u shpreh ai.

Të premten, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka postuar fotografi nga objekti ku gjenden zyret e AAK’së dhe prej atje ka çuar një mesazh.

“Shihemi të hënën! Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën! Ju uroj një fundjavë të qetë! P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”, ka shkruar Peci.

Pas kësaj ka reaguar ish zëdhënësi i AAK’së, Lulzim Blaka.

“Mirë se vjen o trim! Të presim siç është zakoni”, ka shkruar Blaka.

Related posts