970×90
970×90

Peci: Kosova thyen rekord në mbjelljen e grurit, mbi 74 mijë hektarë të mbjellura në vitin 2025

Peci: Kosova thyen rekord në mbjelljen e grurit, mbi 74 mijë hektarë të mbjellura në vitin 2025

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 74 mijë hektarë të mbjellura me grurë në nivel vendi për vitin.

Përmes një video-adresimi rrugës për në Suharekë ku së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të nisin zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit, Peci tha se kjo është një e jashtëzakonshme në sektorin e bujqësisë.

“Vitin e kaluar shënuam rekord të të mbjellurave dhe rendimentit dhe siguruam bukën e motmotit. Këtë vit kemi thyer rekord të ri, janë mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjellura me grurë sesa në vitin paraprak”, tha ministri në detyrë.

Ai theksoi më tej rëndësinë ekonomike të këtij arritjeje.

“Marrë në tërësi me një mesatare minimale, Kosova minimalisht ka prodhuar këtë vit mbi 56 milionë euro në vlerë të sasisë së grurit, dhe mbi 74 mijë hektarë në nivel vendi që është rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, u shpreh Peci.

Fushata e korrje-shirjeve do të vazhdojë në ditët e ardhshme në gjithë Kosovën, me qëllim të mbledhjes së prodhimit maksimal dhe sigurimin e një viti të frytshëm për fermerët dhe konsumatorët.

Related posts