970×90
970×90

Peci i përgjigjet kritikave të deputetit të VV-së

Peci i përgjigjet kritikave të deputetit të VV-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili ka deklaruar se nuk po ka me kënd të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore pasi sipas tij ministri Peci “nuk merr vesh në bujqësi”.

Peci ka deklaruar se deputeti Humolli asnjëherë s’ka kontaktuar për projektin që e synon ta realizojë, dhe se është i hapur që t’i mirëpres idetë nga gjithë deputetët dhe qytetarët.

“Nuk kam naj koment për komentin e tij dhe nuk ka diskutuar asnjëherë nuk e ka shprehur minimumin e interesimit asnjëherë për me diskutu një çështje me mua. Por tash unë nuk mundem me bë vlerësim të asaj se çfarë vlerësimi ka ai për mua, do të thotë secili ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët, por për projekte dhe ide zhvillimore në sektorin e bujqësisë unë asnjëherë se kam pranu një propozim të tillë”, tha Peci.

Tutje ai ka shtuar se secili person “ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët”.

“Unë jam i hapur jo vetëm për deputetë por për çdo qytetar dhe po të kontaktoj me secilin fermer, por nuk e di saktë se ku e ka ai idenë dhe sa ka kosto financiare…Gjithë deputetët e tjerë dhe qytetarët munden me u drejtu dhe me i pritë në takim me diskutu”, shtoi ai.

Related posts