970×90
970×90

PDK vazhdon themelimin e nëndegëve në diasporë, këtë herë në Gjermani

PDK vazhdon themelimin e nëndegëve në diasporë, këtë herë në Gjermani

Pasi hapi nëndegë të reja në Saint Gallon dhe Kantonin e Bernit në Zvicër, Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon shtrirjen edhe në shtete të tjera ku ka shqiptarë. 

Këtë herë, PDK ka filluar themelimin e nëndegës në Muchen të Gjermanisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Elmi Reçica ka treguar se po qëndron në Gjermani, nga ku ka njoftuar për shtrirjen e strukturave të partisë.

“Mbrëmë në München të Gjermanisë u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari. Takimin e hapi, kryetari Isak Neziri. Të pranishëm në këtë takim ishin intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë të shquar të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat.

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të zgjerohet në mërgatë, për t’i ofruar mundësi reale mërgatës sonë, që të bashkangjiten rrugëtimit të përbashkët për t’a ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Related posts