970×90
970×90
970×90
970×90

PDK për ‘votën borxh’ që ua përmendi Daut Haradinaj: Ne nuk funksionojmë me mentalitet të odave

PDK për ‘votën borxh’ që ua përmendi Daut Haradinaj: Ne nuk funksionojmë me mentalitet të odave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit përveç kreut të saj Ramush Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, tha se partia ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK ia ka borxh votën për postin e Presidentit.

Por për këtë lloj ‘’pazari’’, nga PDK deklarojnë se nuk janë në një botëkuptim me Haradinajn.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, në një prononcim për Periskopin, thekson se Haradinaj një herë veçse e ka pasë mbështetjen politike nga kjo parti dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës.

‘’PDK nuk funksionon me mentalitet të odave. Si subjekt politik përgjegjësi kemi ndaj qytetarëve dhe votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Koncepti i pazareve të tilla politike, me theks tek borxhet si nocion, është një botëkuptim që ne nuk e ndajmë me deputetin Haradinaj. AAK dhe z. Haradinaj një herë e kanë marrë mbështetjen tonë politike të pakursyer, dhe siç e dini z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e KM që PDK ia kishte besuar’’, thotë Bytyçi.

Tutje, Bytyçi thekson se çështja e zgjidhjes së presidentit, për PDK-në është e rëndësishme që të jetë dikush që i duhet vendit.

‘’Për Partinë Demokratike të Kosovës çështja e Presidentit të vendit është përtej dëshirave individuale që mund të kenë disa politikanë në Kosovë. Vota e PDK-së, është votë për një President që i duhet Kosovës’’ përfundon zëdhënësi i kësaj partie.

Related posts