Në Partinë Demokratike kanë dhënë sinjale se Vlora Çitaku mund të jetë pjesë e listës për deputet.
I pyetur nga Gazeta Express në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku është pjesë e pandashme e PDK-së.
“Vlora Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pandashme e saj sikurse unë”, ka thënë ai.
Ai thotë se varet tashmë nga vullneti personal i Çitakut.
“Një pyetje të tillë mund të ma bëni vetëm mu a e keni thirrë Enver Hoxhaj, se kush do të jetë pjesë e listës më së paku Vlora ka nevojë për një ftesë të tillë, varet prej vullnetit individual, debatin që e kemi pas brenda PDK-së ne e kemi qartësinë e plotë ka lidership që është për ekzekutiv ka lidership për legjislativ, të gjithë do të jenë në fushatë”, ka shtuar ai.