Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen Komisionet Parlamentare.
Gjatë kësaj seance, Partia Demokratike e Kosovës e ka vendosur fotografinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi prapa kryeparlamentares Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Kjo si pasojë që Osmani e ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi nga zyrja e saj në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ia ka vendosur një fotografi të presidentit Thaçi asaj mbrapa ulëses së saj si kryeparlamentare.