970×90
970×90

PDK e quan hap të gabuar dhe të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare e Kurtit për Luginë

PDK e quan hap të gabuar dhe të dëmshëm emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare e Kurtit për Luginë

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj emërimit të Ardita Sinanit si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se emërimi i Sinanit si këshilltare nga ana e Kuritit është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

“Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm”, ka thënë ndër tjerash Çitaku.

Tutje nënkryetarja e PDK-së ka shtuar se qeveria nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata.

Postimi i plotë:

Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj.

Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.

Related posts